Lajme

Banorët e “5 majit” sërish në protestë: Do i mbrojmë pronat me jetë!

Banorët e ‘5 majit’ në Tiranë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për të vijuar me rezistencën kundër aksionit të IKMT-së në mënyrë që banesat e tyre të mos prishen. Ata deklaruan për Fax News se do i mbrojnë me jetë pronat e tyre nëse do jetë e nevojshme dhe se nëse nuk u jepen hapësira ligjore do e zgjidhin me dhunë.

“Ne proces legalizimi jemi të gjithë, nëse vijnë këtu vijnë për të gjithë. Më I keq se Enveri ska qene askush, por kjo diktaturë ia kalon edhe atij. Me jetë po është e nevojshme do rrimë këtu. Ti më heq të drejtën e ankimimit në gjykatë kur ti nuk më njofton paraprakisht.’thonë ata.

Lexo më shumë  Knaus: Ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në KiE

Në 2013 PS i bllokoi legalizimet dhe të gjithë ata që janë në proces kanë vetëm një certefikatë pronësie për të marrë. Në cdo faze këta I marrin nga 20 30 familje në mënyrë që të mos ngrihen të gjithë banorët. Në momentin që bëj ankesë ndaj bashkisë, ajo procedurë ka marrë fund, ne nuk kemi shkallë të shkojmë te zoti, dy rrugë janë: me ligj ose me dhunë dhe nëse këta nuk na japin hapësira ligjore do I mbrojmë pronat me jetë”-u shpreh një nga banorët.

Lexo më shumë  Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *