Lajme

Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Studentët e mjekësisë kundërshtojnë projektligjin e Ministrisë së Arsimit që i detyron të kryejnë tre vite punë para se të marrin diplomën. Ata deklarojnë se nuk janë pyetur për ligjin e ri dhe paralajmërojnë protesta.

Studentët e mjekësisë kanë reaguar lidhur me ndryshimin e ligjit që i detyron ata të qendrojnë në Shqipëri pas studimeve. Në një deklaratë për media ata shprehen të indijuar pasi të gjitha këto ndryshime janë bërë pa konsultimin e tyre.

“U informuam nëpërmjet mediave në lidhje me një projektligj të draftuar nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e ligjit nr. 60/2023. Shprehim keqardhjen dhe indinjatën në lidhje me faktin që pavarësisht përpjekjeve tona, u injoruam për të dytën herë radhazi në procesin e hartimit të projektligjit.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Duke pasur parasysh shkeljen e afatit të lënë prej Gjykatës Kushtetuese dhe mosplotësimin e boshllëkut ligjor në lidhje me kriteret për punësim, jemi duke u konsultuar me ekipin ligjor për të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshme gjyqësore dhe kushtetuese. Çdo përpjekje për të na injoruar në vazhdim, do të marrë përgjigjjen tonë në çdo formë, ashtu si një vit më parë”, theksojnë studentët.

Ligji parashikonte 5 vite punësim të detyruar për studentët e mjekësisë të vitit të parë, që tashmë me rishikimin ulet në 3 vite, ndërsa për studentët e vitit të dytë deri në vitin e katërt detyrimi për të dhënë kontributin ulet nga 3 vite në 2 vite, ndërsa ata që ishin në vitin e pestë dhe të gjashtë të studimit parashikohej detyrimi 2 vit, kufizim i cili minimizohet në 1 vit. Në ndryshimet e tjera, të miratuara nga Kuvendi është planifikuar që mjeku i ri që i bllokohet diploma të marr një pagë pas tre muajve që Ministria e Shëndetësisë nuk i ka garantuar vendin e punës me prioritet aty ku është nevoja. 

Lexo më shumë  Kuvendi sot mban seancë, në rend dite votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player