Lajme

“Frymëzim për ushtrinë sot” – Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Kuvendi i Kosovës e ka nisur me një minutë heshtje seancën në nderim të rënies së heroit Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se heroi Ilaz Kodra me bashkëluftëtarë qëndruan përballë regjimit kriminal të Serbisë, të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror. 

Ajo ka shtuar se krah Adem Jasharit, Kodra la heroikisht në fushën e betejës. 

“Heroi Ilaz Kodra ndoqi idealin e komandant Ademit duke e konsideruar lirinë si vlerë të panegociueshme dhe sublime të popullit të tij, ndaj edhe u përjetësua. Ai u shndërrua në dorën e djathtë të komandantit Adem Jashari. Kauza e tij ishte liria ndaj ai ra për liri dhe shtet. Thuhet se luftëtari nuk kthehet në shtëpi por përjetësohet për liri. Edhe Ilazi nuk u kthye në shtëpi, por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përhershme”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Kryeziu: Nëse pranohet oferta e Gërvallës, e zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

E, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së. Ka shtuar se lufta e familjes Jashari, Kodra e Lushtaku do të jenë frymëzim për ushtrinë që ta mbrojë Kosovën kurdo që ka nevojë. 

“I rritur e frymëzuar në frymë patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohet pa luftë nga Serbia, për këtë arsye u bashku me Adem Jasharin, Hamëz Jashani, Zahir Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK-së. Ky grup patriotësh e panë të parët lirinë e Kosovës prandaj sakrifikuan çdo gjë që këtë liri ta shohë e ta gëzojë i gjithë populli ynë”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Ilaz Kodra me bashkëluftëtarë i hodhën themelet mbi të cilat u ngrit Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

“I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ilaz Kodrën dhe i nderuar vendi i tij në historinë moderne të Kosovës. Andaj krenohuni me Ilaz Kodrën ju znj. Kimete, bashkëshorte e heroit Ilaz Kodra, vajzat e Ilazit, Sumea dhe Krenare Kodra, vëllai Avni dhe axha Rexhep Kodra”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player