KryesoreLatest News

Për herë të parë Kosova merr pjesë në konferencën e shteteve në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit ka bërë të ditur se sot për herë të parë Kosova ka marrë pjesë në takimin e mbajtur në Konferencën e Shteteve në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) në Mbretërinë e Holandës.

Ai ka marrë pjesë së bashku në këtë takim me kryesuesin e Komisionit Qeveritar, Andin Hoti dhe diplomatin, Arif Kaçandolli.

“Ne tre për në takimin e katërt të Konferencës së Shteteve në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP). Përpjekjet disavjeçare të kurorëzuara më 19 korrik 2023”, ka shkruar Gara në Facebook.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ndryshe, më 19 korrik, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka dorëzuar instrumentet e aderimit të Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (International Commission on Missing Persons) me seli në Hagë, gjë e cila shënon hapin përfundimtar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

“Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës për dorëzimin e instrumenteve për aderimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, Ahmeti, falënderoi Drejtorin e Divizionit të Traktateve, z. Jules van Eijndhoven për rolin konstruktiv të Qeverisë së Mbretërisë së Holandës, si shtet depozitar për konventën mbi themelimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player