KryesoreLajme

“Pengmarja“ e qytetarëve të Kosovës në kufirin serb, reagon Mexhiti: A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb

Po bëhen pothuajse mbi 13 orë që disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

Reagime te shumta kanë ardhur nga Kosova, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Së fundmi ka reaguar edhe një ndër liderët e frontit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti.

Lexo më shumë  KQZ-ja aprovon rreth 24 mijë kërkesa për regjistrim nga diaspora, procesi vazhdon deri më 26 dhjetor

Mexhiti drejton kritika nga liderëve të BDI-së duke shtruar pyetje retorike ndaj tyre se a do ta ndalin bashkëpunimin me Serbinë.

Më poshtë lexoni shkrimin e plotë:

Vuçiqi paska dhënë urdhër të ndalohen autobusët me shqiptarë nga Kosova. Si zakonisht, Serbia kapet me shqiptarët e pafajshëm.

A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb? A do të vazhdojë ministri i jashtëm Bujar Osmani të çojë përpara planet e Serbisë?

Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet.

Kombi VLEN!

Lexo më shumë  Miratohet Ligji për Banimin e Përballueshëm dhe Social, Aliu: Po fillojmë shumë shpejt me 4 komuna e 9 të tjera janë në radhë
YouTube player