Argument

Bejtja: Gati gjysma e Partisë së Melonit votoi kundra Kosovës edhe pse me Ramën përqafohen dhe bëjnë shqiponjën. “O Kazanova mund t’ia kishe bëre dhe një puthje më shumë qafë që të votonte si duhet për Kosovën në KiE”

Nga Andi Bejtja

Dashuria Meloni Rama fillon dhe mbaron në Gjadër

Dje për Kosovën që një ditë historike hyrja në Këshillin e Evropës. Teksa pamë irritimin serb për greken Dora Bakojanis, pamë dhe se si gati gjysma e Partisë së Melonit votoi kundra. Marrëdheniet Rama Meloni i kanë tejkaluar marrëdheniet zyrtare….I kemi parë se si të dy bëjnë Shqiponjën, i kemi parë të përqafohen e të duken si adoleshentë, por duket kjo dashuri funksionon vetëm kur krevati është në Gjadër…O Kazanova mund t’ia kishe bëre dhe një puthje më shumë qafë që të votonte si duhet për Kosovën në KiE, megjithëse mund t’i prishte pak punë Ballkanit të Hapur…ndryshe mos dilni më të dy duke bërë Shqiponjën kuq e zi.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Rruga Press

YouTube player