Peci: Pronës shtetërore i kthehen afro 10 hektarë të tjerë të tokës së tjetërsuar nga një serb
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se i janë kthyer shtetit afër 10 hektarë që ishin tjetërsuar tek pjesëtari i komunitetit serb Mitar Blagojevic.
Peci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se mekanizmat e drejtësisë kanë verifikuar që procesi i bartjes është bërë nga vendime të falsifikuara duke u thirrur në një vendim të vitit 1976.
“Falsifikatorët, tjetërsuesit dhe zhvatësit e shoqërisë kosovare, kishin tjetërsuar hapsirën prej 9,6 hektarë, duke vazhduar kështu traditën tashmë të njohur të tjetërsimit të pronës shtetërore, në këtë rast tek pjestari i komunitetit serb Mitar Blagojevic”, ka shkruar Peci.
“Mitar Blagojevic mes të tjerash ka deklaruar: Kurrë në jetë nuk kam pasë tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë”, ka shkruar Peci.
Rruga Press