Lajme

Hidhen poshtë propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë të gjitha amandamentet që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Gazeta Express mëson se me shumicë votash u refuzuan të gjitha amandamentet e propozuara nga delegacioni serbë dhe deputetëve italianë.

Kjo u konfirmua edhe edhe në mediat serbe,

Tash, diskutimi për kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës do të fillojë rreth orës 16:30 në Asamblenë Parlamentare.

Lexo më shumë  Kush janë dy izraelitët “misteriozë” që do të ndihmonin Vlora Hysenin të arratisej

Dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim, përpara se Asambleja Parlamentare ta shqyrtojë sot raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se vendi ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Lexo më shumë  Ajeti: Aquarium Berlin përfshin Kosovën si shtet të pavarur në platformën e saj, pas reagimit të qytetarëve dhe ndërhyrjes diplomatike

Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

Delegacioni i Kosovës në Strasburg është optimist se janë siguruar votat e nevojshme për ta kaluar edhe këtë rund në procesin e anëtarësimit.

Rruga Press

YouTube player