KryesoreLajme

Osmani: Kush mbështet demokracinë do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do t’u jepet mundësia të dërgojnë mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Kushdo që beson me të vërtetë në një të ardhme që mbështet këto vlera do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE”, ka shkruar ajo në X.

Delegacionet e parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës (KiE) janë konsultuar gjatë gjithë ditës së hënë në prag të mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate, që do të mbahet sot dhe përshtypja është se raporti i raportueses Dora Bakoyannis, që fton vendet anëtare të ftojnë Kosovën si anëtare të re, do të ketë vota të mjaftueshme.

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Kjo do të nënkuptonte dhënien e dritës së gjelbër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Megjithatë ka shumë dilema dhe ato janë nxitur gjatë ditëve të fundit, por edhe të hënën. Për shembull Italia, përkatësisht deputetët nga ky vend, mësohet se kanë dorëzuar një amendament sipas të cilit do të duhej që së pari Kosova të themelonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe para se të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Por, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka rrëzuar të gjitha amendamentet e dëmshme për Kosovën, që janë paraqitur nga deputetë të ndryshëm për raportin e raportueses Dora Bakoyannis, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Disaporës (MPJD). 

Rruga Press

YouTube player