KryesoreLajme

PE miraton rezolutën për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar rezoluta për çështjen e “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në Serbi, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier e cila këtë rezolutë e ka quajtur “fitore diplomatike”.

Flora Ferati-Sachsenmaier përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se kjo rezolutë e miratuar flet për shkeljen e të drejtave themelore politike të shqiptarëve në Serbi.

Lexo më shumë  Propaganda nuk funksionon në mënyrë efikase nëse tërë kohën gënjeni dhe shpifni, siç bëjnë shumë nga mediumet dhe gazetarët shqiptar, siç janë buzhala&Co

“Teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga euro deputetët ven theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavarur”, ka shkruar aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier.

Lexo më shumë  Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *