Lajme

Inflacioni arrin tjetër rekord historik, ushqimet u rritën me 12.6%

Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur me 7.4% gjatë muajit qershor, duke vendosur një rekord të ri të inflacionit në vend.

Ky është niveli më i lartë i inflacionit në 2 dekadat e fundit.

Çmimet më të larta janë shënuar në grupin e transportit, ku për shkak të karburanteve, rritja për këtë sektor ishte 27%.

Ushqimet janë shtrenjtuar me 12.6%, ku vetëm vaji është rritur me 30%, buka dhe drithërat me 19% dhe qumështi, djathi dhe vezët me 18.5%.

Lexo më shumë  Nënshkruhen kontratat për subvencionimin e shërbimeve sociale dhe familjare

Të gjithë produktet kanë pësuar rritje të çmimeve me përjashtim të argëtimit, i cili pati një rënie vjetore me 0.9%, shenjë që sinjalizon tkurrjen e konsumit.

Çmimet e hoteleve dhe bar-restoranteve u rritën me 5.6%, veshjet dhe këpucët 1.6% qiratë dhe energjia me 2.8% dhe mobiliet e pajisje 3.8 %.

Sektori me nivelin më të ulët të inflacionit është shëndetësia dhe komunikimi, ku rritja e çmimeve ka qenë konstante me 0.3% për shëndetin dhe 0.6% për telefoninë e internetin.

Lexo më shumë  Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja

Dy ditë më parë Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit për lekun si masë për të frenuar inflacionin. Rritja e çmimeve dhe ulja e parasë në qarkullim në vend pritet të reduktojë më tej konsumin çka do të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *