Lajme

Patronazhimi i administratës/ Si qeveria e shfrytëzon për “like” dhe “share”

Aplikacioni “Akt1visti” risjell shqetësimin e shfrytëzimit dhe kontrollin e administratës nga mazhoranca, në prag të zgjedhjeve lokale 2023.

Aplikacioni u lajmërua nga Rama në fund të vitit të kaluar. Në një video të postuar në rrjetin social “Instagram”, Rama shprehej: “Patronazhisti, patronazhit, është ç‘është, por aktivisti… Nuk keni parë gjë akoma”.

Qëllimi i postimit në dukje misterioz asokohe u zbulua për publikun e gjerë javën e kaluar. Ishte i pari eksperti i IT, Gent Progni e më tej raportimet në media dhe denoncimet e opozitës që treguan se ky aplikacion ishte një formë kontrolli ndaj administratës dhe shfrytëzimi të saj për të rritur aktivitetin e kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë në rrjetet sociale.

Talant Balla, nga kampi i mazhorancës, mbrojti aplikacionin, duke u shprehur se “gjithçka është e bazuar në parimet e respektimit të mbrojtjes të të dhënave personale dhe në respekt të ligjit zgjedhor”.

Por, a është e vërtetë kjo? A po respektohen të dhënat personale me përdorimin e këtij aplikacioni.

Eksperti i IT, Gent Progni shpjegon se përmes “app-it”, përdoruesve mund ti kontrollohet aktivitetet në rrjetet sociale, që nga “pëlqimet” e deri te mesazhet.

“Drejtorët e administratës detyrojmë punonjësit të instalojnë aplikacionin dhe ti bëjnë ‘authenticate-r’. Dhe kur e bën këtë aplikacioni ka të drejtë të shohë gjithëçka që ti bën në rrjetet e tua sociale, që nga leximi i mesazheve e deri te share-t e like-t, etj”, shpjegon Progni në një prononcim për Boldnews.al.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

Çfarë ndodh më pas?

Progni shpjegon se bëhen raporte për sektorë të ndryshëm të administratës të cilat dorëzohen në zyrat e ministrive të linjës e më tej edhe te kryeministri. Pas kësaj, kryhet një analizë dhe krijohet një sistem pikëzimi për përdoruesit – punonjëset e administratës, të cilët më pas në bazë të të performancës shpërblehen apo penalizohe. Analizat, sipas ekspertit janë periodike – 1 ose 2 javore dhe në bazë të tyre punohet me fushata manipuluese në rrjetet sociale.

Këtë të Premte, në një postim në faqen e tij në FB, Progni zbuloi të dhënat e raportit të javës së kaluar.

“S’kemi probleme të tjera ne shqiptaret, sa qeveria ka kohe të merret me statistikat e Facebook, vendosen fondet dhe aft site apo mos aftesite e ministrave, drejtoreve dhe administratës”, kritikon Progni mekanizmin që po përdoret nga mazhoranca.

Meraku i kryeministrit Edi Rama për rrjetet sociale është i njohur prej vitesh tashmë. Në vitin 2018, ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka do të shprehej se diskutimi për performancën në rrjetet sociale, zë një hapësirë të konsiderueshme kohore në mbledhjet e Ramës me ministrat.

Mbledhjen e tij të parë do ta përshkruante me këto fjalë:

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

“Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ, Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte ‘Miratohet’. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive. Ku ka temë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i përformancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i ‘Pëlqimeve’ (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, ‘Retweet’ në Twitter, dhe ‘Pëlqimet’ në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton ‘Pëlqimet’ dhe ‘Shpërndarjet’ në rrjetet sociale…”

Sipas tij, kryeministri mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe e cilësoi skandaloze që kishte dhe zv.Ministra që merrnin 2 Pëlqime.

“Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj)”, do të argumentonte Muka.

Që prej atëherë, duket se qasja e qeverisë mbetet e njëjtë. /boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *