Bota

Nuk kursehet Finlanda, trefishon vlerën e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Finlanda ka bërë të ditur të premten se do të shtojë edhe mbi 400 milionë euro të tjera në ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ndihma nuk përmban tanket Leopard 2, të cilat shteti ditë më parë kishte deklaruar se do t’ia dërgonte Ukrainës, pasi të merrej vesh me aleatët.

Donacioni i ri e trefishon vlerën e ndihmës ushtarake të Finlandës për Ukrainën, e cila në total arrin vlerën prej 590 milionë eurosh, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Blinken kritikon planet e luftës të Izraelit

“Kjo paketë nuk përfshin tanke Leopard. Ai përbëhet nga armatime të rënda dhe municione”, ka thënë Miika Pynnonen, këshilltare speciale e ministrit të mbrojtjes të Finlandës.

Ministria ka treguar se ministrat e mbrojtjes të Finlandës dhe Suedisë do të nënshkruajnë një Deklaratë Synimi (SoI) në mbështetje të Ukrainës në Ramstein të premten.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *