ArgumentKryesore

Pasi dështoi të fusë Shqipërinë në Ballkanin e Hapur, i thur elozhe Jugosllavisë, Rama: Për ne, Jugosllavia ishte një planet i lirisë

Një ditë pasi Tirana mirëpriti samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama hoqi maskën e mikpritësit të ëmbël dhe rinisi me kritikat ndaj Unionit.

Gjatë një  forumi në Bruksel, Kryeministri ka bërë avokatin e Serbisë në rajon, duke thënë se Ish-Jugosllavia, në disa aspekte ishte më mirë se Bashkimi Evropian.

“Për ne, Jugosllavia, ku jetonin këta djemtë këtu, ishte një planet i lirisë, ishte Bashkimi Europian, më mirë se Bashkimi Europian në disa mënyra, ma ha mendja, përveç vëllezërve dhe motrave tona kosovare.”, tha ndër të tjera Rama.

Kritikat që Rama i bën BE-së vijnë gjithmonë në raport të drejtë me koston në demokraci që ai po i shkakton Shqipërisë.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Disa ndër arsyet kryesore pse Rama dhe qeveria e tij kritikohen nga BE-ja është korrupsioni i lartë, emigrimi masiv i të rinjve, bashkëpunimi me mafian e huaj për pastrim të parave (rasti Ndrangheta), plani për shitje të pasaportave të arta, plani për amnistinë fiskale të parave të kokainës së ‘çunave të Londrës’, etj.

Por këto kritika nuk kanë kosto vetëm në demokracinë e Shqipërisë, por edhe në gjendjen politike aktuale dhe përfytyrimin historik të shqiptarëve në Ballkan.

Për këtë kanë shkruar në llogaritë e tyrë në facebook dhe pedagogu i sociologjisë Enis Sulstrarova dhe studiuesi i filozofisë Elvis Hoxha.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Elvis Hoxha shprehet me ironi se Rama përpiqet t’iu shpegojë enveristëve të Kosovës se përse u dënuan të gjith nacionalistët dhe pratriotët shqiptarë, mes tyre dhe Mitrush Kuteli.

Ndërsa Enis Sulstarova vë në pah antologjinë në gjykim mes Albin Kurtit e Edi Ramës, ku Kurti thotë ‘shqiptarët janë e vërteta e Serbisë’, e Rama ‘Jugosllavia ishte vend i Lirisë’.

Nuk duhet lënë pa përmendur dhe fakti që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, akoma nuk ka reaguar për sulmet që kanë bërë banditët serbë mbi policinë dhe KQZ-në e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *