Lajme

Pas takimit me Gabriel Escobarin, Albin Kurti fton liderët e opozitës në takim

Pas takimit me Gabriel Escobarin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar liderët e opozitës në një takim ditën e premte.

Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim në AAK, ka bërë të ditur se kreu i kesaj partie, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takim.

Një ftesë të tillë, por edhe pjesëmarrjen, ende nuk e kanë konfirmuar dy liderët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi i PDK-së dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lexo më shumë  Kosova po krijon qendër për AI, ministri Jagxhiu jep detajet

Megjithatë, ftesë për këtë takim, kanë marrë edhe ata dy politikanë të tjerë. Ende nuk dihet formati i takimit, nëse Kurti do t’i takojë veçmas apo në një takim të përbashkët.

Kurti ka pritur sot në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lexo më shumë  Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Pas takimit, Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në aspiratat e saj evroatlantike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *