Pas sulmit të djeshëm terrorist në veri të Kosovës, Vuçiqi dhe Daçiqi u takuan me ambasadorin rus në Serbi
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko, raporton Danas.rs, përcjell Rruga Press.
Në takim merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Takimi u zhvillua në orën 09:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Republikës së Serbisë.
Takimi erdhi pas sulmit të organizuar terrorist kundër institucioneve të Kosovës, ku mbeti i vrarë dhe rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
Vlen të vlerësohet që sulmi i djeshëm është dënuar fuqishëm nga bota perëndimore, përveç ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.
Takimi i Vuçiqit e Daçiqit me ambasadorin rus, është tregues i afërsisë së këtyre të fundit me regjimin e Putinit, e duket sikur ka qenë një raportim pa dorashka, për të treguar se çfarë dështoi dhe me gjasë edhe për të diskuar sulme te tjera terroriste të ngjashme.
Rruga Press