Bota

Pas SHBA-së, edhe Britania po e shqyrton mundësinë e bojkotimit diplomatik të Olimpiadës në Kinë

Kryeministri britanik, Boris Johnson po shqyrton mundësinë e një bojkoti diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022.

Mundësia po shqyrtohet në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Kina.

Ministrja e Jashtme Liz Truss është në favor të idesë, të cilën po e shqyrton edhe presidenti amerikan, Joe Biden, raporton reuters.

Qeveria në Londër filloi një “diskutim aktiv” për këtë çështje pasi Uashingtoni njoftoi se delegacioni i tyre mund të mos marrë pjesë në lojëra.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka ndërmarrë hapa kundër Kinës, si dhe individëve, kompanive dhe subjekteve të saj, për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut, gjegjësisht ujgurëve mysliman. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *