Bota

Pas rimarrjes nën kontroll nga ushtria ukrainase, publikohen pamjet nga ajri të qytetit Trostyanets, ku shihet makineria ruse e shkatërruar

Tobias Schneider, hulumtues në Institutin për Politika Publike, ka thënë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në qytetin ukrainas Trostyanets.

Një qytet në aspektin strategjik shumë i rëndësishëm në lindje të rajonit Sumy, është një prej qyteteve të shumta që këto dy ditët e fundit janë rikthyer nën kontrollin e forcave ukrainase.

Madje sipas agjencive të inteligjencës, shumica e pajisjeve ushtarake të Rusisë ishin braktisur nga ushtarët, kur e kuptuan se janë rrethuar në të gjitha anët nga ushtria ukrainase.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian rrit fondet për të financuar mbështetjen për palestinezët e prekur nga lufta, premton miliona euro për Gazën

Madje pas rimarrjes nën kontroll, ushtria ukrainase është pritur nga banorët e atjeshëm si heronj të vërtetë.

Pamjet e publikuara më poshtë që janë filmuar nga ajri me dron, shfaqin pasojat e operacionit ushtarak të forcave ukrainase, ku shihen tanket, autoblindat dhe mjetet tjera ushtarake ruse të shkatërruara plotësisht.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *