CNN-i: Trupat amerikane në Poloni po ofrojnë trajnime për armët e dërguara në Ukrainë

Trupat amerikane në Poloni janë duke iu ofruar ukrainasve disa udhëzime se si të përdorin armët dhe pajisjet që Perëndimi i ka dërguar në Ukrainë, si pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar forcat ukrainase të ndalin sulmet ruse, kanë thënë disa burime për CNN-in.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë të hënën se këto forca amerikane “kanë ndihmuar në trajnimin e trupave ukrainase në Poloni”.

Trupat janë vendosur atje për të ndihmuar në forcimin e krahut lindor të NATO-s gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Lexo më shumë  Tensioni në Tajvan merr formën e “trillerit”, gjendet i vdekur në hotel “babai i raketave”

Ndërsa ishte në Poloni javën e kaluar, Biden ka dëgjuar drejtpërdrejt nga trupat se si po ofronin trajnimin e armëve taktike për ukrainasit atje, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve, stërvitja është duke u bërë për t’u treguar ushtarëve ukrainas që po marrin dërgesat e armëve në Poloni, se si të përdorin disa nga pajisjet si raketat anti-tank Javelin.

Polonia raportohet se është bërë pika qendrore e tranzitit të transferimeve të armëve në Ukrainë.

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s, Gjeneral Tod D. Wolters, u ka thënë ligjvënësve amerikanë të martën se SHBA-ja kishte dhënë këshilla dhe ndihmë në lidhje me materialin që shkon në Ukrainë, por se forcat amerikane nuk janë duke trajnuar forcave ushtarake nga Ukraina në Poloni.

Lexo më shumë  SHBA-ja jep edhe një miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

“Ka ndërlidhës që janë atje, të cilëve u jepen këshilla dhe kjo është e ndryshme nga ajo që unë mendoj se ju i referoheni në lidhje me stërvitjen”, i është përgjigjur Wolters senatorit republikan Tom Cotton kur u pyet për trajnimin.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.