Uncategorized

Pas Ramës, serbi Dodik u hakërrehet evropianëve: Do i themi lamtumirë marrëveshjeve

Po shoqërohet me deklarata tepër të ashpra nga krerët e Ballkanit Perëndimor samiti i BE-së në Bruksel.

Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për Bullgarinë që po mban peng procesin integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik është treguar kritik ndaj Brukselit zyrtar.

Ai përsëriti se nëse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr statusin e vendit kandidat për në BE në samitin e sotëm, asgjë nuk do të bëhet për marrëveshjen e arritur ditët e fundit në Bruksel ndërmjet Presidentit të Këshilli Evropian, Charles Michel dhe forcave të ndryshme politike boshnjake.

Lexo më shumë  Bashkimi Evropian pezullon pagesat për Serbinë

“Nëse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr statusin e vendit kandidat, si Ukraina, do të jetë një mashtrim dhe kjo marrëveshje do të mbetet një letër e vdekur”, tha Dodik.

Reagimi i ashpër i Ramës kundër BE-së, i ka hapur rrugën krerëve të shteteve që operojnë si organizata kriminale që të dalin haptazi me qendrim kundër BE-së, por jo për të njëjtat arsye. Rama i del kundër BE-së që të vazhdojë btë vjedh dhe ca, bashkë me kastën ministrore, ndërsa Vuçiq e Dodik e bëjnë për të ruajtur lidhjet e forta me Putinin dhe për të krijuar hegjemoni serbomadhe në Ballkan, në dëm të Bosnjës e Kosovës më specifikisht.

Lexo më shumë  Bashkimi Evropian pezullon pagesat për Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *