Bota

Pas humbjeve të mëdha në luftë, Putini nënshkruan ligjin për heqjen e kufirit maksimal të moshës

Presidenti rus Vldimir Putin ka nënshkruar një ligj për heqjen e kufirit maksimal të moshës për tu regjistruar në ushtri.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat shtetërore ruse, raporton CNN.

Ligji përfshin si vendas ashtu dhe të huaj që duan t’i bashkohen shërbimit të ushtrisë. Ai u miratua nga Duma Shtetërore të mërkurën, por me nënshkrimin e Putinit sot, hyri në fuqi.

Lexo më shumë  Vatikani kritikon BE-në: Zbaton standarde të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare

Më parë shtetasit të moshës nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse. Zyrtarë të ushtrisë dhe ligjvënës rusë mendojnë se heqja e kufirit maksimal të moshës do të tërheqë specialistë nga fushat mjekësore si inxhinieria, mjekësia dhe komunikimi.

Në projektligj shkruhet gjithashtu se përdorimi i armëve dhe pajisjeve me preçizion të lartë kërkon specialistë të cilët e fitojnë një gjë të tillë nga mosha 40-45 vjeç.

Lexo më shumë  Putini pranon mungesën e karburantit në Rusi pas sulmeve të Ukrainës

Miratimi i ligjit vjen pas humbjeve të mëdha në frontin e luftës të ushtrisë ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *