Lajme

Kush ishte Bujar Nishani, presidenti më i ri i pluralizmit

Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare pas një sëmundjeje në mushkëri.

Ai u zgjodh president i vendit në moshën 46-vjeçare, duke u bërë kreu më i ri i shtetit në Shqipërinë pluraliste.

Bujar Nishani u lind në qytetin e Durrësit në 29 shtator 1966.

U diplomua në 1988 në Akademinë Ushtarake ‘Skënderbej’ në Tiranë. Deri në vitin 1996 punoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Jashtme në drejtorinë e marrëdhënieve me NATO-n. Në 1996 kreu studime pasuniversitare në SHBA në fushën e mbrojtjes.

Lexo më shumë  Zv/drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, dyshohet se po keqtrajtohet

U diplomua edhe si jurist në vitin 2004 në Universitetit e Tiranës.

Bujar Nishani kishte një karrierë të pasur politike të cilën e nisi në vitin 1991 duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike. Në korrik të 2005 zgjidhet deputet i kësaj force politike.

Gjatë 8 viteve të PD-së në pushtet ai mbajti detyrat e ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë.

Në korrik të vitit 2012 ai u zgjodh president i republikës, detyrë të cilën e mbajti për 5 vite.

Lexo më shumë  Të rinjtë shqiptar po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

Pas përfundimit të mandatit Nishani u rikthye sërish në Partinë Demokratike duke mbajtur detyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Bujar Nishani lë pas gruan e tij dhe dy fëmijë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *