Bota

Pas dorëheqjes nga politika sa do të jetë pensioni i Angela Merkel?

Dalëngadalë Angela Merkel po del në pension dhe  shuma e ofruar nga shteti gjerman për ish-kancelaren është “marramendëse”.

Pas 16 vitesh në krye të Gjermanisë, Angela Merkel  u tërhoq nga politika, duke i lënë vendin kancelarit të ri, Olaf Scholzin.

Në periudhën që ishte kancelare Merkel fitonte 25 mijë euro në muaj, plus 10 mijë euro të tjera si deputete e Bundestagut.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Sipas medieve gjermane, ish-kancelarja do vazhdojë të marrë pagën e kancelares edhe për 3 muaj tjerë, ndërsa më pas do marrë gjysmën e pagës për të paktën 21 muaj, si pagë kalimtare.

Pensioni që ajo do të marrë është vlerësuar në rreth 15.000 euro.

Merkel dhe burri i saj, Joachim Sauer, mund të kalojnë shumë kohë së bashku në Itali, pasi ai është anëtar i Universitetit të Torinos që nga qershori.

Lexo më shumë  Luajti të gjitha ndeshjet në Euro 2016, Lenjani flet për Shqipërinë: E nisim me fitore, kuqezinjtë befasojnë në Gjermani

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *