Lajme

Escobar sot në Tiranë. Ja mesazhi që do të përcjellë

Në një moment që Ballkani Perendimor po zien nga zhvillimet politike të brendshme, SHBA ka nisur marshimin për ta marrë nën kontroll këtë rajon, i cili po lihet mënjanë edhe nga Bashkimi Evropian.

Pas Bosnje dhe Hercegovinës, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të zhvillojë sot një vizitë Tiranë.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lexo më shumë  Për herë të parë, Policia e Kosovës merr letër urimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë

Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

Duke dhënë sqarime për mesazhet që priten që Eskobar të japë në Tiranë lihet qartë të kuptohet se mesazhet do të jenë edhe kundër ish-kryeministrit Berisha tashmë i shpallur non grata nga SHBA.

Në mesazh shkruhet se Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Lexo më shumë  SHBA-ja, BE-ja dhe Britania thonë se “ndarja” në Bosnje është e pamundur

“Në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.”

Axhenda

Në 11:30 takim me Bashën

Në 14:45 takim me Xhaçkën

Në 17:00 takim me Ramën

Në 19:00 darka

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *