Bota

Pas anëtarësimit në NATO, kryeministri suedez: Rusia do të mbetet një kërcënim serioz

Kryeministri i Suedisë ka reaguar pas lajmit se vendi i tij është bërë anëtari më i fundit i NATO-s.

Ulf Kristersson tha se “uniteti dhe solidariteti do të jenë dritat udhëzuese të Suedisë si një anëtare e NATO-s.

“Ne do të ndajmë barrën, përgjegjësitë dhe rreziqet me aleatët tanë”, pohoi shefi i qeverisë suedeze, shkruan skynews.

Ai paralajmëroi se “Rusia do të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë euro-atlantike”.

Lexo më shumë  Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Suedia, e cila u bë sot anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake në një ceremoni në Uashington, ka ndryshuar qëndrimin e saj historikisht neutral në përgjigje të kërcënimit nga shteti rus.

Ndryshe, një ceremoni e ngritjes së flamurit është planifikuar në selinë e aleancës në Bruksel të hënën për të shënuar ceremonialisht pranimin.

Kujtojmë se fqinja e Suedisë, Finlanda iu bashkua aleancës më 4 prill. Me dy vendet nordike në aleancë, NATO kontrollon pothuajse të gjithë Detin Baltik – një goditje strategjike për Rusinë.

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Suedia ka gjithashtu një ushtri të pajisur mirë dhe një industri të fortë armësh. Vendi synon të shpenzojë 2.1 për qind të GJDP-së për mbrojtjen këtë vit, mbi objektivin e NATO-s dhe pothuajse dyfishin e asaj që shpenzonte deri në vitin 2020.

YouTube player