KryesoreLajme

Partneriteti Iowa – FSK forcon bashkëpunimin ushtarak dhe gatishmërinë operacionale

Në fjalimin e tij vjetor “Condition of the Guard 2026”, Gjeneral Major Stephen Osborn, Adjutant Gjeneral i Ajovës, vlerësoi mysafirët e veçantë që përfaqësojnë partneritetin mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në ngjarje ishin të pranishëm Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandant i FSK-së, Komandant Rreshter Major Bedri Zuka, udhëheqësi më i lartë nënoficer, si dhe Drilon Zogaj, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Des Moines.

Njoftimi i Gardës Kombëtare të Ajovës thekson se ky bashkëpunim ka ndërtuar ndër vite kapacitete dhe besueshmëri të ndërsjellë, duke forcuar ndërveprimin dhe gatishmërinë e të dy forcave. Për më shumë se 15 vjet, ushtarët dhe aviatorët e Ajovës kanë bashkëpunuar ngushtë me FSK-në në fusha si manovrat, mjekësia ushtarake, logjistika, mbrojtja kibernetike dhe zhvillimi profesional.

Lexo më shumë  Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia

Vetëm gjatë vitit 2025, partneriteti përfshiu 26 shkëmbime bilaterale me mbi 500 pjesëmarrës. Një moment i veçantë ishte përfshirja e një kompanie këmbësorie të FSK-së në Brigadën e 2-të Luftarake të Divizionit të 34-të të Këmbësorisë së Ajovës gjatë rotacionit në “Joint Readiness Training Center”, duke shënuar pjesëmarrjen e parë të Kosovës në një stërvitje të përmasave të mëdha jashtë vendit.

Po ashtu, në vitin 2025, Garda Kombëtare e Ajovës rekrutoi qytetarin e parë nga Kosova, Andren Gashi, i cili iu bashkua Krahut të 132-të të Gardës Ajrore të Ajovës si pjesëtar i Forcave të Sigurisë.

Ky partneritet tregon vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy forcave dhe përpjekjet për të rritur gatishmërinë dhe kapacitetet e tyre operacionale.

YouTube player