Opinion/Aktualitet

Partitë që ‘prodhojnë’ butakë dhe pa kurrizorë!

Shkruan Kim Mehmeti

Zgjedhjet për këshilltarë në komunën e Tetovës shpërfaqën të vërtetën se jo vetëm që nuk kanë parti të mirëfillta opozitare, por shqiptarët e Maqedonisë duan që partitë e tyre të jenë ‘ente’ punësimi.

Mendësinë se partia, e jo vlerat vetjake, ta përcaktojnë fatin profesional, e promovoi dhe e kultivoi BDI-ja, e cila dy dekada me radhë rri në pushtet duke zbatuar vetëm një ‘koncept’ politikë: nëpërmjet një të punësuari, t’i bësh shërbëtorë partiak të gjithë familjarët e tij.

Lexo më shumë  Reportazhi i RAI 3 – prova e pakontestueshme se Shqipëria drejtohet nga një kryemafioz?

Pra partitë shqiptare në Maqedoni përdorin vetëm një ‘bindje’ politike të votuesve të vet – varfërinë. Dhe andaj ndodh e papritura: skamnorët mbeten pronë e partive, ndërkaq të tjerët i mbushin autobusët dhe e braktisin Maqedoninë.

Me strategjinë të ‘prodhosh’ të punësuar që do i paguaj shteti, por të cilët do punojnë për partinë, Maqedonia mbeti ajo që ishte: vend që mirëmban e mbron vetëm interesin e popullit maqedonas. Po, ajo mbron edhe përfitimin e shqiptarëve të cilët kanë licencën etnike që ua ka dhënë partia, të atyre që kanë vetëm një vlerë: gjithmonë mendojnë njësoj si kryetari i BDI-së.

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

E kjo ‘licencë’, shumë të rinj shqiptarë i bëri shërbëtorë të partisë dhe pa kurrizorë e butakë të neveritshëm. Kjo ‘licenca’ e barazoi partinë me popullin dhe liderin e saj e ngriti në rrafshin ku ndodhet sot kryetari i BDI-së – në atë të përcaktuesit të fatit kolektiv.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *