Lajme

Escobar dhe Lajçak takime me Osmanin, Kurtin dhe opozitën – kjo është agjenda për sot

Në përpjeke për të shtensionuar situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe për të gjetur zgjidhje për arritjen e marrëveshjes për targat, letërnjoftimet dhe marrëveshjen finale sot në Prishtinë do të zhvillojnë takime të rëndësishme dy emisarët, ai i SHBA-së dhe BE-së. 

Derisa të martën për vizitë në Prishtinë erdhi i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, sot në takime me krerët e shtetit i bashkohet edhe i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Lexo më shumë  Reporterët Pa Kufij: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë si ndërtimi"

Raportohet se Escobar dhe Lajçak në orën 14:00 do të takohen me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në orën 15:00 me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Dyshja do të takohet edhe me liderët e partive opozitare në orën 16:00.

Pas këtyre takimeve, të enjten dy emisarët pritet të vizitojnë edhe pjesën veriore të vendit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ina Zhupa: Shqipëria 3 vende më poshtë në lirinë e medias, dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *