Opinion/Aktualitet

Partitë që ‘prodhojnë’ butakë dhe pa kurrizorë!

Shkruan Kim Mehmeti

Zgjedhjet për këshilltarë në komunën e Tetovës shpërfaqën të vërtetën se jo vetëm që nuk kanë parti të mirëfillta opozitare, por shqiptarët e Maqedonisë duan që partitë e tyre të jenë ‘ente’ punësimi.

Mendësinë se partia, e jo vlerat vetjake, ta përcaktojnë fatin profesional, e promovoi dhe e kultivoi BDI-ja, e cila dy dekada me radhë rri në pushtet duke zbatuar vetëm një ‘koncept’ politikë: nëpërmjet një të punësuari, t’i bësh shërbëtorë partiak të gjithë familjarët e tij.

Lexo më shumë  Ky ministër Feriti që në 2009 firmosi negocimin e marrëveshjes skandaloze detare me Greqinë, tani thotë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe nga studentët shqiptarë në RMV është cështje procedure dhe nuk duhet të politizohet

Pra partitë shqiptare në Maqedoni përdorin vetëm një ‘bindje’ politike të votuesve të vet – varfërinë. Dhe andaj ndodh e papritura: skamnorët mbeten pronë e partive, ndërkaq të tjerët i mbushin autobusët dhe e braktisin Maqedoninë.

Me strategjinë të ‘prodhosh’ të punësuar që do i paguaj shteti, por të cilët do punojnë për partinë, Maqedonia mbeti ajo që ishte: vend që mirëmban e mbron vetëm interesin e popullit maqedonas. Po, ajo mbron edhe përfitimin e shqiptarëve të cilët kanë licencën etnike që ua ka dhënë partia, të atyre që kanë vetëm një vlerë: gjithmonë mendojnë njësoj si kryetari i BDI-së.

Lexo më shumë  Ky ministër Feriti që në 2009 firmosi negocimin e marrëveshjes skandaloze detare me Greqinë, tani thotë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe nga studentët shqiptarë në RMV është cështje procedure dhe nuk duhet të politizohet

E kjo ‘licencë’, shumë të rinj shqiptarë i bëri shërbëtorë të partisë dhe pa kurrizorë e butakë të neveritshëm. Kjo ‘licenca’ e barazoi partinë me popullin dhe liderin e saj e ngriti në rrafshin ku ndodhet sot kryetari i BDI-së – në atë të përcaktuesit të fatit kolektiv.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *