Lajme

Parlamenti Evropian votoi pro rezolutës për Shqipërinë

Parlamenti Europian ka votuar me 519 vota pro rezolutën e Shqipërisë. Rezoluta kishte të bënte me progresin e reformave gjatë vitit 2021. Votimi pro është përshëndetur nga raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila kërkoi gjithashtu konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Parlamenti i kërkon Këshillit të hapë negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kontekstin gjeostrategjik të luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Mbi 100 artefakte të masakrës së 26 marsit 1999 ekspozohen në Muze

“Dështimi për të vepruar mund të ketë implikime historikisht të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin e Evropës. Të dy vendet kanë përmbushur kushtet dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut inkurajohen që të zgjidhin me shpejtësi çështjet dypalëshe në pritje”, thuhet në dokumentin e publikuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *