EditorialKryesore

Parlamenti Evropian u rreshtua me Kosovën, shuplakë e rëndë për Vuçiqin, Ramën dhe Macronin

Parlamenti Evropian votoi sot një rezolutë në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe për rolin e Serbisë në këtë akt terrorist.

Si kurrë më parë kemi një dokument i cili nga vetë Bashkimi Evropian pranon rolin tejet negativ të Serbisë, duke konstatuar gjuhë të urrejtjes nga autoritetet serbe në drejtim të Kosovës, shpreh shqetësim për provat të cilat supozojnë përfshirje të shtetit serb në aktin terrorist, si dhe bëhet thirrje që të pezullohen fondet e BE-së për Serbinë nëse vërtetohet përfundimisht ky supozim.

Nga ana tjetër, përmes kësaj rezolute Parlamenti Evropian i kërkon BE-së që të ndjekë shembullin e ShBA-së, duke sanksionuar Milan Radoiçiqin dhe të përfshirët e tjerë në aktet destabiliziese.

Në fund, rezoluta shpreh nevojën që BE-ja të sjellë qasje të re, inivative dhe të balancuar në dialogun Kosovë-Serbi, duke nënkuptuar me këtë se qasja e deritanishme e Borrellit dhe Lajçakut ka dështuar dhe ka qenë e pabalancuar në favor të Serbisë, e cila këtë mbështetje e mori si dritë jeshile për të sulmuar dhe aneksuar veriun e Kosovës.

Vlen të theksohet se ndër të gjitha pikat e rezolutës, ishte një pikë e vetme që nuk kishte lidhje me të tjerat, të cilat ishin në kuadër të raporteve Kosovë-Serbi. Ajo ishte pika e çështjes së liberalizimit të vizave, e cila duket se erdhi si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së presidentit francez dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Aty thuhej se nuk ka asnjë gjasë që çështja e vizave të lidhet me dialogun Kosovë-Serbi dhe garantohej që qytetarët e Kosovës nga data 1 janat e vitit 2024 do lëvizin lirshëm brenda shteteve të BE-së.

Kjo ishte një shuplakë e fortë dhe turpëruese ndaj presidentit Macron, i cili me një gjuhë qëllimtazi ambige ngriti shumë pikëpyetje, si dhe ndaj kryeministrit Rama i cili tentoi të ngrejë panik duke i mbajtur ison e zgjatur presidentit francez. E gjitha kjo që përmes këtij frikësimi të qytetarëve të Kosovës të fajësohej kryeministri Albin Kurti për këtë gjëmë që mund të binte.

Kjo zgjati shumë pak, kurse sot në mënyrë definitive Parlamenti Evropian qartësoi gjithçka, duke vendosur edhe më shumë në dukje joseriozitetin e dyshes Macron-Rama.

Ky dokument konfirmon hapin gjigand të politikës dhe diplomacisë së Kosovës, pas të cilit Komisioni Evropian, Këshilli, përfaqësuesi i lartë Borrell dhe emisari Lajçak nuk do të mund të veprojnë më njësojë, sidomos kur ky dokument vlerësoi se masat ndaj Kosovës nuk ishin të drejta dhe se ato duhen hequr sa më parë.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Parlamenti Evropian nuk ka pushtet ekzekutiv brenda BE-së, por gjithsesi është institucioni më i rëndësishëm i demokracisë në Union. Eurodeputetët aty nuk përfaqësojnë vetëm vullnetin e shteteve të tyre, por edhe vullnetin e popujve nga ata vijnë. Nësë BE-ja nuk do i ndiqte direktivat e lëshuara nga PE, kjo do të përbënte një përplasje masive institucionale përbrenda Unionit, i cili kështu nuk do t’i bindej vullnetit të shteteve dhe popujve anëtarë.

Nuk ka ekzekutivitet, por ka legjitimitetin maksimal. Dhe kaq mjafton që të konstatojmë se sot populli shqiptar ka bërë një arritje të madhe të drejtësisë dhe duhet vetëm të presim që ekzekutiviteti i BE-së të ushtrohet sipas legjitimitetit që e prodhon vetë, e jo më sipas kalkulimeve të dështuara arbitrare me liderë autoritarë putinist.

© Rruga Press

YouTube player