Lajme

‘Parisi i Ballkanit’, National Geographic repotazh për Voskopojën

National Geographic i ka kushtuar një reportazh Voskopojës.

Teksa e cilëson si ‘Parisin e Ballkanit’, në artikull shkruhet se në Voskopojë gjendjen 5 kisha ku shfaqet madhështia e artit të afreskut të krishterë ortodoks.

“Nuk ka objekte të tjera në Shqipëri apo në botë si kishat e Voskopojës dhe afresket e tyre. Qeveria i caktoi ato Monument Kulture dhe në vitin 2020 njohu qendrën e fshatit ku ndodhen shumica e tyre si Ansambël Historik”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan

Voskopoja u cilësua si ‘Parisi i Ballkanit’ në vitin 1760 sipas disa vëzhguesve, pasi pikërisht atëherë  ajo fillojë të lulëzojë.

Në atë kohë, Voskopoja kontrollonte një rrugën tregtare tokësore midis Adriatikut dhe Stambollit, që lidhte osmanët me dogët në Venecia, habsburgët në Vjenë dhe më gjerë, duke i sjellë fitime të mëdha.

Në kulmin e saj, funksiononin rreth 50 esnafe artizanale, duke tërhequr dhe trajnuar artizanë si rrobaqepës, argjendarë dhe armëpunues. Për njëfarë kohe, Voskopja  kishte të vetmen shtypshkronjë në Perandorinë Osmane.

Lexo më shumë  Kurti në Davos: Ekonomia e Kosovës për herë të parë ka kaluar 10 miliardë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *