BallinaLajme

Parashikimi i motit për ditën e diel, 3 janar 2021

SHMU njoftoi sot se dita e diel do të nisë me mot të vranët e prej mesditës me intervale kthjellimesh kryesisht në qendër e lindje. Në zonën bregdetare dhe në veri do te kete  mot përgjithësisht i vranët.

Reshjet e shiut, do të bëhen të pranishme të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar veçanërisht në bregdet.  Pasdite, gradualisht reshjet do të humbasin intensitet dhe territor por do të mbeten të pranishme në ekstremin verior.

Lexo më shumë  178 ditë revoltë në Tiranë, protestuesit nuk tërhiqen/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Në zonat malore reshje dëbore të dobëta, ndërsa në mbrëmje në alpe borë e dendur. Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore mesatare dhe e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 0°C deri në 10°C
zonat e ulëta 4°C deri në 16°C
zonat bregdetare 8°C deri në 17°C

Lexo më shumë  Shqipëria ushqehet me import, bujqësia në krizë! Për çdo 100 lekë ushqime të blera jashtë, eksporton vetëm 36 lekë

Rruga Press

YouTube player