Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë
Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar gjatë orëve të paradites, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here kalime të pakta vranësirash. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin duke sjellë shira në të gjithë vendin ku në zonat veriore dhe qëndrore priten dhe rrebeshe. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes ndersa mesdita do të ruajë të njëjtat vlera konstante duke u luhatur nga 13°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Orët e paradites, në republikën e Kosovës do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin. POR parashikohet që pas mesdite në Kosovë të ketë grumbullim të vranësirave nëpër të gjithë kosovën, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë paradites dominim të kthjellimeve por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate.
Rajoni dhe Evropa
Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në në Gadishullin Iberik. Ndërsa me vranësira të shpeshta të cilat reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme paraqiten; Alpet e Evropës, pjesërisht Ballkani si edhe Evropa Veriore.
Rruga Press