Lajme

Parashikimi i Lubonjës: “Piramidat” e regjimit të Ramës janë “paratë e krimit”!

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar në News24 së “regjimi” i Ramës është i ngjashëm me atë të Berishës së parë që u përmbys nga piramidat. Në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se sa më shumë forcë tregon një pushtet aq më i dobët është, gjë që sipas tij sjell edhe “shkallmimin e kundërshtarit” për të zgjatur qëndrimin në pushtet.

Sipas Lubonjës, regjimi i Edi Ramës do të zgjasë, por në vend të piramidave dobësia e tij do të jetë krimi i organizuar që në të ardhmen do të krijojë një situatë të keqe në vend.

Lexo më shumë  Së shpejti hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK

“Sa më shumë forcë tregon një pushtet aq më i dobët është. Ka një dobësi që merr këto masa. Ka një dobësi pushteti, por nga ana tjetër po të shohësh regjimet, edhe pse janë të dobët, kompensimet i bëjnë përmes forcës.

Ka një proporcionalitet sa më shumë dobësohet regjimi, aq më shumë shkallmon kundërshtarin që të rrijë sa më gjatë në pushtet. Dyshoj se shqiptarët do e përmbysin këtë situatë.

Ky regjim po shkon drejt situatës ku do i bjerë tuneli. “Piramidat” sot janë “krimi i organizuar” që po e mban këtë pushtet me para. Burimi i tyre është krimi i organizuar, por do vijë një moment që ky krimi dhe këto para që do lënë pallate bosh, do të krijojë një situatë të keqe si rënia e piramidave”, u shpreh ai mes të tjerash.

Rruga Press

Lexo më shumë  ​Merz uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër: Kosova ka në Gjermani një partner të fortë në krah
YouTube player