Lajme

Parashikimi i Lubonjës: “Piramidat” e regjimit të Ramës janë “paratë e krimit”!

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar në News24 së “regjimi” i Ramës është i ngjashëm me atë të Berishës së parë që u përmbys nga piramidat. Në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se sa më shumë forcë tregon një pushtet aq më i dobët është, gjë që sipas tij sjell edhe “shkallmimin e kundërshtarit” për të zgjatur qëndrimin në pushtet.

Sipas Lubonjës, regjimi i Edi Ramës do të zgjasë, por në vend të piramidave dobësia e tij do të jetë krimi i organizuar që në të ardhmen do të krijojë një situatë të keqe në vend.

“Sa më shumë forcë tregon një pushtet aq më i dobët është. Ka një dobësi që merr këto masa. Ka një dobësi pushteti, por nga ana tjetër po të shohësh regjimet, edhe pse janë të dobët, kompensimet i bëjnë përmes forcës.

Ka një proporcionalitet sa më shumë dobësohet regjimi, aq më shumë shkallmon kundërshtarin që të rrijë sa më gjatë në pushtet. Dyshoj se shqiptarët do e përmbysin këtë situatë.

Ky regjim po shkon drejt situatës ku do i bjerë tuneli. “Piramidat” sot janë “krimi i organizuar” që po e mban këtë pushtet me para. Burimi i tyre është krimi i organizuar, por do vijë një moment që ky krimi dhe këto para që do lënë pallate bosh, do të krijojë një situatë të keqe si rënia e piramidave”, u shpreh ai mes të tjerash.

Rruga Press

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë
YouTube player