Lajme

Parandalohet kontrabanda e mallrave në Zubin Potok

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, njësitë antikontrabandë të Doganës kanë parandaluar kontrabandën e mallrave në Zubin Potok.

“Gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme, konkretisht: 100 copë pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë dhe 4200 copë cigare. Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Dogana tutje ka bërë të ditur se vazhdon të angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe
YouTube player