Bota

Paralajmërohet “shtim i luftimeve” mes Kinës dhe SHBA-së për Hënën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina po e vazhdojnë luftën për pozicionim në Hënë. Ish-astronauti i NASA-s nga Florida, Bill Nelson, deklaroi se Kina po pretendon se kanë shënuar suksese të reja të pozicionimit në këtë satelit natyror të Tokës, shkroi TheGuardian të hënën.

Sipas tij, Kina pretendon se “zotëron” zona të pasura me burime të Hënës, derisa kontesti mes SHBA-së dhe Kinës, sipas Nelsonit, do të intensifikohet në dy vjetët e ardhshme.

“Është një fakt: Ne jemi në një garë hapësinore. Është e vërtetë që më mirë të kemi kujdes që ata të mos arrijnë në një vend në Hënë, nën maskën e kërkimit shkencor. Dhe nuk është përtej sferës së mundësisë që ata thonë ‘rrini jashtë, ne jemi këtu, ky është territori ynë’”, deklaroi ish-astronauti amerikan.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Ai përmendi agresionin kinez mbi ishujt në Detin e Kinës Jugore, ku Pekini ka krijuar baza ushtarake, si dëshmi të ambicies territoriale.

“Nëse dyshoni për këtë, shikoni se çfarë bënë ata me Ishujt Spratly”, u shpreh ai.

Vitin e kaluar, programi hapësinor i Kinës ngriti një stacion në orbitën e Tokës, duke montuar disa misione orbitash hënore dhe marrje të mostrave. Një fazë e tretë e programit, për të krijuar një stacion autonom kërkimor pranë polit jugor të Hënës, është planifikuar për në vitin 2025.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Në dhjetorin e 2022-s, qeveria kineze ofroi pikëpamjet e saj për një ulje hënore me ekuipazh, transportin hapësinor, infrastrukturën dhe “qeverisjen” e hapësirës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *