Bota

Objektin që e shfrytëzonin rusët si depo municioni, ukrainasit e hedhin në erë – publikohen pamjet nga ky sulm me raketa

Zyra e kreut të administratës së rajonit të Luhanskut, Sehiy Gaidai, ka publikuar pamjet e një sulmi mbi ushtrinë ruse në Svatovo.

Pamjet nga ajri shfaqin ushtarët rusë si dhe kamionët plot municion, duke qëndruar pranë një objekti që ata e shfrytëzonin si depo armatimi.

Gjithqka dukej në rregull në fillim, por më pas predha e raketës e godet në mënyrë direkte objektin të cilin e hedh në erë dhe nuk mbetet pothuajse asgjë nga ai objekt.

Lexo më shumë  Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm që pas largimit të tymit të zi, zor se vërehej se disa sekonda më herët kishte aty objekt.

E në këtë sulm kanë humbur jetën edhe dhjetëra ushtarëve rusë, që në ato momente gjendeshin brenda objektit si dhe në kamionët e parkuar.

Sulme të ngjashme raketore, ukrainasit i kanë shpeshtuar me marrjen e armëve moderne nga vendet e perëndimit, duke i detyruar rusët të tërhiqen nga shumë rajone që i mbanin të pushtuara.

Rruga Press

Lexo më shumë  Blinken: Planet e Putinit kanë dështuar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *