Bota

Paralajmërimi i ushtrisë ukrainase: Shumë shpejt do nisë kundër-ofensiva e shumëpritur ndaj pushtuesit rus

Prej disa muajsh, Ukraina ka paralajmëruar një kundërsulm që synon të rimarrë territorin e saj në lindje të vendit, i cili është nën pushtimin rus.

Sipas Sky News, Komandanti i lartë i forcave tokësore të Ukrainës ka dhënë një mesazh disi të fshehtë se ofensiva është afër.

Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi tha se forcat ruse “po humbasin fuqi të konsiderueshme dhe po i mbarojnë energjitë” në betejën për Bakhmut-it.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

“Shumë shpejt, ne do të përfitojmë nga kjo mundësi, siç bëmë në të kaluarën pranë Kievit, Kharkiv, Balakliya dhe Kupiansk,” tha ai, duke renditur kundërofensivat ukrainase vitin e kaluar që rezultuan pika kthese në luftë.

Gjeneralkoloneli ishte një nga komandantët kryesorë që qëndronte pas strategjisë së Ukrainës vitin e kaluar, që zmbrapsi sulmin e Rusisë në Kiev.

Zyrtarët ukrainas dhe analistët perëndimorë kanë thënë se ofensiva ruse rreth Bakhmut duket se po has probleme dhe nuk po avancon.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Forcat ruse kanë hedhur një sasi të madhe armësh dhe fuqie ushtarake për të pushtuar zonën, por nuk ia kanë dalë pas disa muajsh luftimesh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *