Lajme

“Njohja de facto është e qartë”, Kurti: Serbia do bëj gjithçka për anulimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar në Kuvend në lidhje me takimin që pati me presidentin e Serbisë Vuçiç. Ai është shprehur se tashmë është e qartë njohja de facto e Kosovës pasi sipas tij, presidenti ka firmosur se pajtohet që kushëtizimi i marrëveshjes të vazhdojë deri në normalizimin e plotë, pra njohje.

Sipas Kurtit asnjë vend nuk mund të thotë që normalizimi i plotë nuk nënkupton njohje. Megjithatë ai paralajmëroi se rruga nuk ka për të qenë e lehtë pasi presidenti Vuçiç do tentojë të bëjë gjithçka.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

“Me gjithë dijen kapacitetin dhe fuqinë që kemi vendosur se duhet t’i themi po marrëveshjes bazë drejtojë marrëveshje finale sa më parë. Për herë të parë ka një rrugë të qartë për të arritur deri aty edhe pse tashmë është e qartë që njohja de facto është e qartë. Ajo nuk është më pjesë e premtimeve deklarative ose verbale të thëna në mënyrë të paqartë ajo përcaktohet në nenin 6 të kësaj marrëveshje.

Ne e kemi me shkrim që Serbia pajtohet që kushtëzimi të vazhdojë deri në normalizimin e plotë, pra njohje. Nuk ka zyrtar ndërkombëtar, europian dhe amerikan që nuk e thonë që normalizimi i plotë nënkupton njohjen reciproke.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli: Kosova krenohet me rritjen e përqindjes së grave të punësuara, 40 për qind e vajzave përfshihen në tregun e punës

Unë nuk pres një rrugë të lehtë, duhet të jemi shumë të vëmendshëm, duhet të jemi shumë vigjilentë, do ketë shumë kurthe. Serbia do bëjë gjithçka që është e mundur duke përfshirë edhe injorimin haptas të marrëveshjes anulimin dhe interpretimin e asaj për të cilën kemi rënë dakord”,-tha kryeministri Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *