Bota

Para dhe pas luftës – Pamje rrëqethëse nga Mariupoli, ish-kryeqendës kulturore, të shndërruar në gërmadhë

Qyteti i Mariupolit në Ukrainë pas gati tre muajsh luftime të ashpra tani po kontrollohet pothuajse plotësisht nga rusët.

Epitetin e qytetit e mori 250 vite më parë dhe gjatë historisë u bë një prej qyteteve më të bukura të Ukrainë, e për vetëm gati tre muaj u rrafshua nga forcat ruse.

YouTube player

Mariupoli, qyteti pranë ujërave më të cekëta në botë (Azov),  që dikur ishte destinacion i preferuar turistik i miliona njerëzve, tani është shndërruar në një qytet “fantazmë” me gërmadha dhe shumë pak njerëz.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Dikur ishte kryeqendër kulturore që kishte teatro, shtatore, parqe, plazhe e detin me ujë të nxehtë. Ishte shtëpia e afro gjysmë milioni ukrainas – një qendër e rëndësishme industriale. Sot na rikujton një “qytet fantazmë”.

Pamjet rrëqethëse të Mariupolit dikur dhe tani i ka publikuar media angleze Telegraph. Një video e ngjashme është shfaqur në edhe në The New Voice of Ukraine, ku shihet se vendet që dikur ishte të gjelbëruara tani kanë marrë ngjyrë hiri nga copëzat e bombave ruse që kanë rënë.

Lexo më shumë  BE: Aplikacioni TikTok po aq toksik dhe të bën të varur sa cigaret

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *