Shëndetësi

Ç’është lija e majmunit dhe çfarë masash po merren

Rritja e rasteve dhe përhapja e lisë së majmunëve veçanërisht gjatë verës ka ngritur shqetësime në mbarë botën.

Si rrjedhojë Agjencia e Sëmundjeve Infektive të BE-së u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për programe të mundshme vaksinimi kundër sëmundjes afrikane.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuar se do të krijojë një raport të vlerësimit të rrezikut për linë e majmunëve, i cili pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Çdo plan vaksinimi do të përdorë vaksinën ekzistuese të lisë, pasi nuk ka një vaksinë të miratuar kundër saj.

Sipas mjekëve vaksina ekzistuese e lisë është rreth 85% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda. Vaksinimi i hershëm kundër lisë mund të çojë në kalonin e sëmundjes me simptoma të lehta.

Lija u shpall sëmundje e zhdukur në vitin 1980, por rezervat e vaksinave u mbajtën për të mbrojtur kundër një rikthimi të mundshëm.

Çfarë është lija e majmunëve?

Lija e majmunit është e lidhur me linë, një infeksion viral që u eliminua në vitet 1980. Sëmundja zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen 5 deri në 21 ditë pas infektimit.

Simptomat e lisë së majmunit zakonisht fillojnë me një kombinim të etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyejve limfatike . Simptoma e fundit është zakonisht ajo që i ndihmon mjekët të dallojnë linë e majmunit nga lija e dhenve, sipas OBSH-së.

Pasi ethet janë të pranishme, simptoma kryesore e lisë së majmunëve, 24 orë më vonë, zakonisht shfaqet një skuqje e lëkurës në fytyrë dhe më pas skuqja përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Lezionet e lëkurës i nënshtrohen një procesi të maturimit, nga degjenerimi makular (lezionet e sheshta) te papulat (lezionet e ngritura), vezikulat (plagët e mbushura me lëng), më pas fshikëzat (plagët e mbushura me qelb) dhe më pas korja përpara se të zhduket përfundimisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *