Bota

Paqartësi rreth vrasjes së ish-kryeministrit japonez në prag të zgjedhjeve parlamentare

Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë. Pavarësisht dorëheqjes në vitin 2020 për shkaqe shëndetësore, figura e tij ishte tejet popullore në mesin e japonezëve, shkruan BBC.

Abe u vra mëngjesin e së premtes në qytetin Nara, teksa po mbante një fjalim në mbështetje të njërit prej kandidatëve që garonte për dhomën e lartë të Japonisë.

I dyshuari u arrestua menjëherë, por vrasja e një ish-kryeministri të një nga shteteve më të sigurta ka tronditur botën.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Japonia planifikonte të mbante zgjedhjet parlamentar këtë të diele, prandaj Abe mbajti fjalim në mbështetje të njërit prej kandidatëve.

Por vizita e tij në qytetin Nara ishte konfirmuar vetëm pak orë para se të ndodhte tubimi.

Është e paqartë se si autori ka arritur ta marrë vesh këtë dhe të përgatitet për të kryer vrasjen e njërit prej personave me sigurinë më të madhe në Japoni.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *