Opinion/Aktualitet

“Paparashikueshmëria” si akt politik dhe parimi biblik nga Ungjilli: “Nga frytet e tyre do t’i njihni”

Nga Sadri Ramabaja


Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën. Merrë kështu fund epoka e funksionimit të Serbisë brenda Kosovës.
Analisti Agon Maliqi këtë veprim përveç se e sheh si pjesë të fushatës, paralajmron se ky akt do të ketë faturë të madhe nga reagimet e ndërkombëtarve! Ky zë merrë shtrirje tutje si reagimi më I mefshtë I mundshëm i opozitarizmit kosovar!


Në politikat që prekin interesat e brendshme dhe raportet e Republikës me BE-në dhe SHBA-të, akti i mbylljes së institucioneve paralele të pushtetit serb në Kosovë, nuk duhet vrojtuar si veprim i paparashikueshëm. Krejt e kundërta.

Për Serbin, po, mund të jetë akt i paparashikueshëm. Por fundja, ky aksion ka për synim të krijojë një avantazh të caktuar strategjik, për të rritur fuqinë negociuese të palës kosovare ose thjesht për të ngatërruar Beogrdin si kundërshtar i Republikës.
Kjo taktikë bazohet në faktin se institucionet shtetërore ose një lider politik veprojnë qëllimisht në një mënyrë që është e vështirë të parashikohet, në mënyrë që aktorët e tjerë të mbeten konfuz dhe të pasigurt për qëllimet ose reagimet e tyre dhe nuk janë në gjendje të ndërtojnë strategjinë ose taktikat e tyre të veprimit. Paparashikueshmëria në politikat e jashtme, mund të shërbejnë gjithashtu si pjesë e një taktike parandaluese për të ndërmarrë veprime të caktuara për të cilat nuk dihet se cila do të jetë përgjigja.
Zbatimi i suksesshëm i kësaj taktike varet nga konteksti, objektivat dhe aftësitë e aktorëve për të mbajtur një ekuilibër midis frenimit të kundërshtarit (paparashikueshmëria e aktorit të synuar) dhe zbatimit të politikave sovraniste – funksionalizimit të Republikës.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm në mënyrë retrospektive do të kemi mundësinë e leximit të kuptimit e qartë të së sotmes nga një moment i së ardhmes së afërt, kur do të jemi në gjendje të vlerësojmë më qartë dobitë e këti veprimi “të paparashikueshëm” të Qeverisë sonë të udhëhequr nga parimi biblik nga Ungjilli: “Nga frytet e tyre do t’i njihni” (Mateu 7:11).

Shkolla e Beogradit në leximin e politikës, e trashëguar nga i ati tek i biri, këtë akt, prandaj nuk e lexon dot.

Dielli, megjithëkëtë, do të vazhdojë të sillet rreth boshtit të tij…

Lexo më shumë  Demanton publicisti nga Tetova, Xhemil Zeqiri: O analisti banalist, o shpifësi i paskrupullt, Vehbi Kajtazi! Librin e Albinit, "Zgjohu" e kam financuar unë në vitin 2007

Rruga Press

YouTube player