KryesoreLajme

Qeveria miraton programin për reforma në ekonomi 2025-2027

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar programin për reforma në ekonomi 2025-2027.

Po ashtu në njoftim thuhet se është miratuar edhe vendimi për autorizimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë eurosh.

Lexo më shumë  Takimi mes Edi Rama dhe Mitsotakis po shitet si “sukses historik”, ndërkohë që Greqia mban ende ligjin e luftës

Rruga Press

YouTube player