Lajme

Papa Françesku paralajmëron vizitë në Kosovë

Papa Françesku ka paralajmëruar që do ta vizitojë Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur ai së fundmi për një media spanjolle.

I pyetur nëse ka ndonjë udhëtim të planifikuar përtej atyre të shpallura zyrtarisht, Françesku ka thënë se është duke punuar për vizitë në Kosovë.

“Ne jemi duke punuar në Kosovë, por nuk është e përcaktuar.”, është shprehur ai për gazetën Vidanueva, përcjell KosovaPress

Lexo më shumë  Gjykata rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Ndër të tjera, ai ka thënë se  nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Evropës derisa të mbarojë me të vegjlit.

Kujtojmë që, më 22 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim nga Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Vatikan. Kurti e ka ftuar Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën.

Lexo më shumë  Media publike suedeze për protestat në Shqipër: Rama dhe Berisha akuzohen si të korruptuar!

Rruga Press

YouTube player