Bota

Papa Françesku: Një infermiere më shpëtoi jetën, ndodhi për herë të dytë…

Papa Françesku ia kushton rikthimin e tij në jetë një infermiereje.

Kështu është shprehur në një intervistë duke treguar se infermierja e ka shpëtuar, ngjarje kjo që sipas tij ka ndodhur për herë të dytë.

Një infermiere më shpëtoi jetën. Ishte një person me shumë eksperiencë. Kjo është hera e dytë që një infermier më shpëton jetën. Hera e parë ishte në vitin 1957”, u shpreh Papa gjatë një interviste për një radio spanjolle.

Lexo më shumë  Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën

Herës së parë Ati i Shenjtë i referohej një infermiere italiane që kundërshtoi mjekët dhe ndryshoi mjekimin për të ndërsa mjekohej për pneumoni.

Papa u operua së fundmi në zorrën e trashë më 4 korrik në poliklinikën “Gemelli”, ku qëndroi në regjim shtrati për 10 ditë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *