Lajme

Pandemia ul konsumin e akullores vendase, rënia e fuqisë konsumatore dhe largimi i të rinjve janë ndër faktorët ndikues

Pandemia e Covid-19 në 2020 tkurri prodhimin artizanal dhe importet e akullores. Pas hapjes së ekonomisë, sektori i prodhimit vendas i rikuperoi shitjet, ndërsa nuk ka rritje sezonaliteti krahasuar me 2019-n.

Në këto ditë të nxehta është shumë e vështirë që të gjesh një produkt ushqimor më veror sesa akullorja, e cila me rihapjen e pastiçerive, lokaleve dhe mundësisë për të shkuar me pushime është kthyer ndër artikujt që pas përfundimit të karantinës, pati rikuperim të shpejtë të konsumit. Pavarësisht rritjes së kërkesës pas hapjes së ekonomisë, aktualisht në tërësi, sektori i akullores artizanale nuk po përjeton rritjen e sezonalitetit krahasuar me periudhën para pandemisë.

Akulloret e prodhuara në vend në 2020 (edhe pse prodhuesit artizanalë ofruan edhe delivery në periudhën e izolimit) janë ulur 8% krahasuar me 2019-n, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Kjo tregon se edhe ky sektor u prek nga kriza e Covid-19. Frika nga infektimet solli rënie të frekuentimeve në pastiçeri dhe dyqanet e akulloreve. Pandemia favorizoi konsumin e akulloreve të importit, të cilat janë të ambalazhuara, mund të blihen në supermarket dhe konsumohen në shtëpi.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

Akullorja mund të konsumohet në çdo stinë, por piku i shitjes është në verë. Aktualisht, raportojnë rritje sezonale të konsumit me rreth 25-30% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s kompanitë importuese të akulloreve. Për këtë vit, konsumi i akullores së ambalazhuar vijon të ketë të njëjtën tendencë si në 2019-n. Edhe shumica e pastiçerive që prodhojnë prej 20 vitesh akulloren vendase pohuan se kërkesa është e njëjtë si në 2019-n.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë

Arsyet e mosrritjes së shitjes së akullores së freskët vendase, ata i lidhin me emigrimin e të rinjve dhe rënien e fuqisë konsumatore, për shkak të krizës nga Covid-19. Një ndër pastiçeritë më të njohura të kryeqytetit pohoi se kërkesa është 25-30% më e ulët se në 2019-n. Për një tjetër prodhues, kërkesa ishte rritur 15% në raport me 2019-n. Kompania, për pak ditë, do të finalizonte edhe hapjen e investimit të ngritjes së një pike të re të prodhimit dhe tregtimit të akullores./Monitor/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *