Bota

Pamje: Ukraina godet me dron anijen ruse në Krime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot “shkatërrimin” e korvetës ruse Askold, dy ditë pasi forcat e armatosura ukrainase njoftuan një sulm “të suksesshëm” me raketa në një kantier detar në Kerç, në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.

“Faleminderit të gjithëve që kontribuan në shkatërrimin e anijes ruse në kantierin Kerç”, tha presidenti ukrainas në një fjalim të publikuar në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon dy rafineri ruse dhe portin e Detit Baltik

Mediat ukrainase transmetuan sot video të sulmit raketor të së shtunës, në të cilin një nga anijet e flotës ruse të Detit të Zi u godit nga raketat SCALP të furnizuara nga Franca.

Rruga Press

Lexo më shumë  Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

YouTube player